Sytë që regëtojnë dashuri

( Vështrim rreth librit poetik, Regëtima e syve të  Fatmire D. Lumanit, Iris, Strugë 2001)

Ejup Ajdini
Ejup Ajdini

Profesoresha universitare, Fatmire Lumani, në letra shqipe në Maqedoninë e Veriu erdhi si një shpezë që vjen nga vendet e shkreta. Erdhi pikërisht nga Ohri, kur njerëzit thoni se  “shkoi” Ohri. Ishte koha kur në Maqedoninë e Veriut kishin shpërthyer shumë revolta të shqiptarëve për padrejtësitë që i bëheshin popullit tonë në këto anë. Si për çudi, rinia e asaj kohe, pas viteeve 90-ta, sikur u këndell në frymën kombëtare dhe u bë një digë kundër politikës shovenstie sllave që vepronte kundër shqiptarëve. Në këtë grup u rreshtua edhe Fatmire Doko Lumani, e cili u bë edhe sekretareshë enjë gjimnazi ”ilegal” në vitet e nëntëdhjeta, vepër kjio që i ishte bërë halë në sy  poshtetit maqedonas të kohës. Përveç kësaj u muar fuqishëm edhe me krijimtarei letrare, veçmas me romane, drama dhe pezi. Ne, kësaj readhe, do të ndalemi te vepra poetike  “Rugëtima e syve“

Hovi i jashtëzakonshëm krijues i Fatmires ishte maramendës, pasi që nga viti 1993,  kur doli me librin e parë poetik “Vasha çeli portën” e deri më 2001, botoi 11 vepra letrare: tre përmbledhje poetike, tri drama, katër romane dhe një libër me materiale folklorike. Puna e saj fitoi një jehonë të madhe për kohën dhe dukej se vjen një ikonë e letrave të artit letrar në këto anë, te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët jetojnë me shumicë. Kjo përmbledhje poetike, për të cilën ne po flasim, vjen me një pjekuri më të madhe poetike, e cila na josh thellësiht me përjetimet  e autores, e cila përmes aftësive krijuese estetike, ajo ndikon edhe në përjetimet tona shpirtërore, pasi ato bëhen përgjithësime poetike për të gjithë lexuesit, pasi njerëzit janë të prirur për të vëshguar e përjetuar vlerat artistike që përmban një vepër arti, konkretisht një vepër letrare, siç është vepra poetike e Fatmire Lumanit “Regëtima e Syve” .

Te këto poezi të Fatmires shihet një mallë i pakufijshëm shpirtëror dhe tejet me mërzi të mallit për atdheun. Poetja ende është e etur dhe sikur gjithmonë ka diç për të thënë. Ajo tashmë kishte zgjedhur të shkruante diçka rreth zbratzëtirës së jetës dhe sikur e trazonte historia e jonë e lavdishme. Pastaj bukuritë e liqenit të ohrit nuk e lejonin të mbetet e qetë ky shpirt i trazuar. Për Ohrin kjo krijimtari nisi të bëhet qendër e rëndësishme kulti, ku edhe sot studiuesit i kërkojnë rrënjët shqiptare përmes pellazgjishtes së vjetër. Për këto gjurmë të humbura nëpër shekuj të tërë, studiues të shumtë dhe të mirëfilltë e dhan provimin e tyre, për të cilën kishin shkruar shumë autorë të lashtë, që nga antikiteti e deri më sot. Populli thot: Gjaku nuk bëhet ujë[1], pra, edhe pse Ohri po fshihet nga identiteti shqiptar nga politika shoviniste sllave, por realiteti është ndryshe. Edhe vet poezia e parë në këtë libër fillon me ndjenjën e madhe të Adem Jasharit, ku autorja ngre tërmet , ashtu si vepra e Adem Jasharit që ngrjti vullkan në këtë ruzull të tokës:

Në prag të kullës, n’rrënjë lashtësie

nga dejt mugullon si bulëz lulegjak

kur t’kafshuan ëndrrën, u bëre himn lirie

se në vend të zemrës të rreh një bajrak. [2]

Kjo klithmë nuk është vetëm klithmë personale e saj, apsi kjo poezi në brendinë e saj ka në thelb lirinë njerëzore, të cilën e kërkon në të gjitha poret e jetës. liria është ndjenjë e përherëshme dhe e pa lëkundur në ndërdijen njerëzore. Prandaj, poeten Fatmire Doko Lumani, lirshëm mundemi ta quajmë poetesha e klithmave për liri,  pasi jo rrallëherë troket në kujtesën tonë nëpër shekuj. Për këte është tejet bindëse me poezinë që ia kishton familjes Jasharjve, e cila mbetet një sintezë e fuqishme e rrjedhës sonë historike.

Njëqind jetë ti kishe

Bëhesh hetakomb në festën për liri

Nga një grusht dheu, tokë kosovare

Shpërthen nga çdo grimcë, bjeshkë rritesh ti[3]

Përmes metaforës së zgjimit kombëtar, përmes figurës emblematike të Adem jasharit, poetesha  shfaq simbolikën e lirisë së humbur. Kjo është një poezi që zgjon  asociacione të fushme shpirtërore dhe artistike. Ngritja e këtyre temave të veçanta, pastaj zgjedhja e figurave të nevojshme dhe të qëlluara stilistike, si dhe guximi prej poeteshe të mirëfilltë, tregojnë se janë elemente që shoqëron në vazhdimsi poezinë e këtij vëllimi dhe të kësaj poeteshe kaq e ngitur me forcën vetanake në nivelin poetik e që e përkrahu denjësisht lexuesi i saj. Poetesha në këtë përmbledhje poetike, Regëtima e syve, është në kërkim të asaj që është zhdukur, e dhimbëshme dhe si fshihet ekztaza e një populli të tërë dhe si dhimje, autorja e njeh që te poezia e frymëzuar nga nëna e saj:

Sa herë në lëmë dikush hapëronte

priste kurbetçijt t’i dalin para

me vite mall, si makth e mundonte

në buzë i rrinte e qara.[4]

Poetesha është e lidhur ngusht edhe me Kosovën, jo vetëm se atje ka studiuar dhe ka kujtime të thella, ku më tepër frimzuese janë ngjarjet heroike të popullit shqiptar të Kosovës, për sakrificën më sublime që dhanë për liri dhe pavarësi. Ajo nuk lë pa përmendur edhe vashat intelektuale të kohës që bënë gjithçka ishte e mundur, bile edhe jashtë mundësive, siç ishte mjekja, poetja dhe luftutarja e denjë për çdo respekt Flora Brovina, ku ndër të tjera poetesha thot:

Pas shtat kyçes në qeli

na tretet një fjollë

na shkrihet një qiri

……………………………………………

është ajo që me degë ulliri

njomte buzët – lidhte plagët

me flamurin e Vlorës …[5]

Ishin vitet e kërkmit të lirikës shhpirtërore, dhe siç duket qartë se për poeteshën ato vite nuk kishin të ndalura, por vazhdmisht ishin në kërkim të lirisë, klithjeve pafund, qoftë  në mesnatë, apo në mesditë. Kjo ishte jeta me kuptimin e vet të jetës së bukur. Për këte dëshmojnë edhe mesazhet e shumta dhe të fuqishme që jepë kjo përmbledhje poetike. Mesazhi i tyre jo vetëm që është i bukur, por është edhe një mesazh historik për brezat e ardhshëm. Ajo më jetikja është dashuria për atdheun dhe për bashkimin kombëtar, e cila fuqishëm ndjehet edhe te mërgimtari:

Po. Po

endacak nëpër botë

ndër shekuj bart një mallë

shpirtin ma djeg kahmot [6]

Asaj kohe poetesha Fatmire Doko Lumani ishte ende e njomë dhe me vehte barte ëndrrat e dashurisë, përjetimet thelbësore të kësaj bote dhe për këte shkruajti edhe ciklin Sonete dashurie.  Poetesha ka përjetuar një dashuri plot vullkan që djeg e herë-herë  ndriçon deri në qiell, herë e lumtur e herë e dëshpëruar, ashtu siç është vet jeta. Shpesh e pi kupën e hidhur të vetmisë, sikur ky rreth ia ka penguar jetën shoqërore , ku njeriu mundet lirshëm të shrfryhet e të kënaqet me të mirat dhe të këqiat e kësaj bote. Këte e ndjen poetesha , pasi jeta e gruas shqiptare ka qenë e lodhur nga vetmia e saj nëpërshekuj e dekada… prandaj kjo vetmi është një eruzion tronditës, prandaj edhe i kthehet poezisë si trupi që kërkon ajrin, si shpirti i ballsamosur që kërkon një ngllënke raki dhe mu pr këte, te soneti i parë kemi:

Sa herë na puthiten sytë e shkruar

guximi na zhduket, fjalët s’na dalin dot

bobo, pahiri qenkemi dashuruar

atë që thonë sytë, pse goja se thot?![7]

Sa i përket motivit të dashurisë, poezia e Fatmires na duket sikur e kapërcen  edhe ate të petrarkës, pasi poetesha shpesh duket si zjar e herë ndjehet akull. Ajo përplaset për ëndrat qiellore, por nuk i ikën dot asaj të prekshmes, asaj që i themi tokësore e që e rëndon gadi deri në dëshprim dhe kësisoj kemi përplasje të mëdha ndjenjash dhe mendimesh. Ajo thjeshtë eshtë poete dhe mbetet përgjuithmonë e prirur për ate që ne e quajmë idealiste, e cila ”ndoshta edhe nuk ekziston” përveç se në botën dhe shpirtin e poetëve – poeteshave, gjë e cila duket fuqishëm te strofa e parë e sonetit të dytë të kësaj përmbledhje poetike:

Sonte s’kam gjumë, as mbrëm s’fjeta dot

më bren një hall, një ndjenjë e çuditur

-A është e mundur?-Pyetem- O Zot

të të dashuroj si çupëzë e mitur?![8]

Sdo mend se cikli Sonete Dashurie e kësaj përmbledhje, e përbërë me gjashtë këngë sonetike, paraqet pjesën më të arirë artistikisht, e që është një nga krijimet më me relevacë të kësaj përmbledhje, e cila dëshmon edhe ngritjen letrare dhe estetike të kësaj poezie që nga përmbledhja e parë e deri tekjo e treta, për të cilën edhe jemi duke folur. Themi se ky cikël është më relevant, pasi ngërthen në vehte thellësinë e shpirtit të saj poetik, e cila burimin eka diku larg, diku në thellësitë e oqeanit pafund:

Një gur në zemër që e vëndon jeta

a thua qetëson dridhjet e shkreta [9]

Motivi i dashurisë më i theksuar është te cikli Për syt e tu. Ato vite ishin kohë sa atdhetare, po aq edhe vite dashuria, pasi bota shqiptare ishte zgjuar, kishte marrë tatëpjetën dhe kjo krenari nxite me të madhe edhe  motivin  e dashurisë, pasi shpesh , motivi i atdhedashuriisë lidhet ngushtë edhe me motivin e dashurisë, bile do të thoja se janë edhe të pandashëm. Ajo në dashuri kërkon edhe fisnikrinë, pasi në njërën nga këto poezi ajo kërkon nga i dashuri i saj një dashuri romantike si në të kaluarën dhe ta puthe si një fisnik, dhe vetëm atëherë ajo bndet në fjalët që i dashuei i thot. Poetesha si poeteshë, me zemrën e saj të qelqtë, ajo shpesh ka edhe siklet shpirti, dhe ky shpirt ka edhe termete brenda saj, prandaj te poezia Pak qetësi thot:

Pak vetmi dua

si Robinzoni n’ishul t’shkretë

vetëm sytë që dashuroj

t’më shqetsojnë, kanë të drejtë.[10]

Çuditësi! Poetesha ka plot të mira jetësore, guxim të mrekullueshëm, njohuri të plota shkenxore e letrare, jeton në vendet më të bukura shqiptare, por lind pyetja se  nga vjen e gjith kjo dhimbje shpirtërore, pse e gjith kjo përplasje, pse kaq kërkesë për vetmi të thellë dhe gjith kjo ndrydhje shpirtërore?!…  Kjo do një psikoanalizë, por ne mendojmëse se psikologjia e poeteshës është më e gjerë se rrethi ku jeton, pastaj ëndrat atdhetare nuk ecin sipas fuqisë psiqike e shpirtërore që posedon autorja dhe vijmë në një përfundim modest se shpirti poetik gjithmonë ka lëkundje tektonike në shpirtin e poeteshës. Ajo gjithmonë sikur lëngon në shtratin e dhembjes dhe të vetmisë së madhe, ku fshihet edhe dhembja e vetmisë kolektive, pasi ajo kujton sa e sa shoqet e saja që  janë djegur për pak liri, për pak shkollim, për pak dashuri dhe Fatmirrja i njeh mirë këto rrethana dhe ajo patjetër të digjet bashk me brezin e saj të pafat. S’do mend se fati i poeteshës është i lidhur ngusht me fatin e shoqeve të saja, me fatin e mërgimit si plagë historike e jona kombëtare, prandaj jeta e jonë nuk bëhet ndryshe, vetëm se të asaj me klithma:

Sonte…

dashuria ime

këputi prangat e durimit

s’i nënshtrohet më skllavërimit.[11]

Vargjet poetike të Fatmire Lumanit, e kemi vështirë t‘i kuptujmë sa cili motiv dominon më tepër. Ai dhembjes, apo ai i lumturisë dhe siç duket të dya motivet e mbajnë drejt një flakadani që e detyrojnë poeten të ece vetëm vertikalisht. Mu për këte, poezia e saj bëhet më e lexuar, më e pranueshme në shpirtin e lexuesit she me mesazhe pafund, pasi buojnë nga thellësia e shpirtit.

Digjem

Sikur flutura në terr

Kur ndeshem

Me shkëlqimin e syve enigmë.[12]

Poezi e Fatmires dëshmon për një vokacion të vetin shpirtëror, me plot ndjenjat të dhembjes, zemërimit, të çiltëra ndaj dashurisë.zemërmit, përkushtimit dhe të kushtrimit. Eshtë një poeteshë e cila nuk heshti para kësaj kohe të vonuar.


[1] Popullore

[2] Fatmire Lumani, Regëtima e syve, IRISI, Strugë 2001, f. 5

[3] Po atyf.6

[4] Po atu, f. 7

[5] Po aty, f. 8

[6] Po aty, f. 10

[7] Po aty, f. 13

[8] Po aty, f.14

[9] Po aty, f. 15

[10] Po aty,23

[11] Po aty, f. 27

[12] Po aty, f. 35

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button