Mariçiq: Është arritur pajtueshmëri për rritjen e pagave të gjyqtarëve për 15%

Ministri i Drejtësisë, Bojan Maripiq në konferencë të përbashkët me kryetarin e Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti, deklaroi se është arritur pajtueshmëri për rritjen e pagave të gjyqtarëve për 15%, njofton Portalb.mk.

“Pas shumë viteve debate me Shoqatën e Gjyqtarëve kemi ardhur në fazë ku kemi arritur pajtueshmëri dhe përparim serioz në bisedimet tona. Sot në takimin tonë jemi marrë vesh që të ketë pajtueshmëri nga Qeveria dhe Shoqata e Gjyqtarëve për rritjen e pagave të gjyqtarëve në vlerë të përgjithshme prej 15%. Kjo rritje do të bëhet në faza , gjegjësisht 10% këtë vit, ndërkaq 5% vitin tjetër”, deklaroi Mariçiq.

Sipas ministrit të Drejtësisë, është arritur pajtueshmëri që të vazhdojnë bisedimet që të ketë rritje të pagave për 5% edhe në vitin 20203, me çka do të arrihet deri te qëllimi i dëshiruar për rritjen e pagave për 20%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button