Holanda e mbështet propozimin portugez për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë

Holanda e mbështet propozimin portugez për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, ka theksuar ministrja e Punëve të Jashtme, Sigrid Kaag, në takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Siç njoftuan nga Qeveria, takimi është mbajtur në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel, ndërsa Kaag ka shprehur mbështetjen për eurointegrimin e vendit, transmeton Portalb.mk.

“Kaag i përshëndeti rezultatet e arritura, me qëllim përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, me çka ka theksuar nevojën implementimit të vazhdueshëm dhe të përkushtuar të standardeve evropiane dhe synimet e reformave, duke dhënë mbështetje për perspektivat eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me besimin se së shpejti edhe formalisht do të fillojnë negociatat për qasje në BE”, njoftuan nga Qeveria.

Ministri Osmani, siç theksuan, ka përshëndetur principin “e rreptë dhe fer” holandez, që ndihmon në mënyrë të konsiderueshme në zbatimin e agjendës reformuese evropiane dhe implementimit të standardeve evropiane, në drejtim të ambicieve evropianeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Osmani është falënderuar edhe për mbështetjen principiele dhe pa mëdyshje nga Holanda për integrimin evropian të vendit, veçanërisht përmes mbështetjen së gjyqësorit, reformës së administratës publike dhe afrimit drejt legjislacionit evropian.

Qëndrimi definitiv që Holanda do ta prezantojë para partnerëve evropian, do të përcaktohet pas debatit parlamentar i cili do të mbahet më 16 qershor, ndërsa qëndrimet e parlamentit, edhe pse nuk janë të domosdoshme për qeverinë, ajo zakonisht i ndjekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button