Debat për sundimin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor: BE të angazhohet më shumë që të arrihet sukses

Bashkimi Evropian duhet të rris angazhimi në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që të arrihet sukses i konsiderueshëm. Kështu vlerësuan pjesëmarrësit në debatin e sotëm të organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” , Rrjeti Politikon dhe Qendra për Politika Bashkëkohore me temë “Përforcim i sundimit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor: Instrumente të vjetra për rregulla të reja?”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë debat u konkludua se, në vend të shpikjes së kritereve individuale specifike për Ballkanin Perëndimor, nevojitet të synohet drejt asaj që shtetet në rajon të jetë të përfshira në mekanizmat ekzistues në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim që të vërtetohet cili është niveli i gatishmërisë të këtyre vendeve kundrejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Jovana Maroviq, drejtor ekzekutiv i rrjetit Politicon, gjatë debatit theksoi se kur Bashkimi Evropian tenton t’i avancojë të drejtat e Ballkanit Perëndimor kryesisht fokusohet në miratimin dhe prezantimin e dokumenteve të reja. Siç tha, ekzistojnë instrumente të cilat janë karakteristike për këto katër vende – Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa qëllimi ishte të shihet se sa janë mësuar leksionet dhe nëse ato instrumente mund të kenë edhe interesa të caktuara.

Në lidhje me gjendjen në Mal të Zi, i cili është në proces të negociatave për anëtarësim në BE, Maroviq tha se, ky shtet konkretisht përballet me probleme në gjyqësor.

“Sa i përket procesit të vetingut, ai është një proces i veçantë i cili mund të themi se na Mal të Zi ne kemi një problem me ligjet, kemi një bllokadë të caktuar, me ndryshimin e Qeverisë pas 30 vitesh, kemi bllokadë të gjyqësorit pasi ka akoma ndikim të fuqishëm nga shumica e kaluar dhe ka problem në votimin e personave të caktuara në pozita në prokurori dhe në pjesët e tjera të gjyqësorit”, tha Maroviq.

Sipas saj, çështja kryesore është nëse Bashkimi Evropian ende dëshiron t’i integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi fuqia e BE-së momentalisht është e dobët dhe e pamjaftueshme që t’i avancojë sundimin e së drejtës dhe vet demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se do të dëshironte të shihej angazhim më i madh i BE-së nga Ballkani Perëndimor, ndërsa me të gjitha këto metodologji dhe instrumente nuk mund të arrihet sukses i rëndësishëm nëse nuk ka monitoring të përforcuar, rol më aktiv dhe ofrim të ekspertizës për këto vende nga ana e BE-së, por edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sepse pikërisht ata më së shpeshti e bllokojnë procesin e zgjerimit.

“Pikërisht për këtë pamundësi që të realizohen rezultate, kemi një gamë të tërë të non paperave të caktuar alternativ, të cilët thirren në integrim dhe krijim të kufijve të ri, forma të ndryshme dhe parashtrohet pyetja a është ky rezultat që BE nuk është mjaftueshëm e përfshirë në terren. Nga njëra anë e kemi Bashkimin Evropian i cili nuk është mjaftueshëm i angazhuar, ndërsa nga ana tjetër elita politike që shfrytëzojnë këtë pasivitet të BE-së që në  një farë mënyrë vetë ta mbajnë procesin në jetë, sepse nuk e kanë atë luks të heqin dorë nga ai”, tha ajo.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, Frosina Tasevska, theksoi se shteti ka arritur shumë, në krahasim me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas saj, vet sistemi gjyqësore është më i komplikuar në raport të organizimit të pushtetit shtetëror.

“Kompleksiteti i sistemit gjyqësor nënkupton se reforma e atij sistemi do të jetë në distanca më të gjata, qëllimi final i së cilës është gjyqësor bashkëkohor, efikas dhe i pavarur, i harmonizuar me standardet evropiane”, theksoi ajo.

Ndërkaq, Nikola Burazer nga Qendra për Politika Bashkëkohore, përfaqësues nga Serbia në debat, theksoi se metodologjia e re nuk ka ndodhur për shkak se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë kryer mirë detyra, por për shkak se është treguar se Serbia dhe Mali i Zi si shtet të cilat janë në procesin e negociatave, nuk i kanë kryer mirë detyra e tyre. Për këtë, sipas tij, janë paraqitur mekanizma dhe metodologji të reja.

“Këtë muaj doli nonpaper për Serbinë i cili paraqet instrument të dobishëm që të tregohet çka ka ndodhë me formimin e qeverisë së re dhe shërbente për t’u vendosur nëse Serbia është e gatshme të hap kapitull të ri për negociata. Kjo me siguri nuk do të ndodhë, do të thotë shtetet anëtare nuk janë shumë të kënaqura në raport me përparimin e Serbisë. Këto raporte dhe nonpaper janë larg nga instrumenti i përkryer, kanë kritere të larta dhe nuk tangojnë tema në lidhje me demokracinë dhe procesin zgjedhor, të cilat janë problem më i madh te qytetarët në Serbi”, shtoi Burazer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button