Filloi rrënimi i gjashtë platformave në Liqenin e Ohrit në Strugë

Në Strugë sot filloi rrënimi i gjashtë platformave të ndërtuara buzë bregut të Liqenit. Zëvendës Kryeministri Artan Grubi, së bashku me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe Kryetarin e Strugës Ramiz Merko njoftuan se ngjarja përbën zbatimin e “agjendës së gjelbër” të BDI-së dhe se kryhet përmes një dialogu konstruktiv midis autoriteteve komunale të Strugës dhe bashkësisë së biznesit, transmeton Portalb.mk.

Përkundër rrënimit të tyre, Kryetari i Komunës Merko tha se gjashtë platformat që sot po rrënohen nuk janë ndërtime të egra por që pronarët strugan dëshirojnë të solidarizohen me pronarët e koncesioneve të qytetit të Ohrit pasi nuk duan që Struga të ngelet “dele e zezë” dhe me këtë të rrisë mundësitë që Ohri të humbë statusin qytet i mbrojtur nga UNESKO.

Rrënimi i gjashtë platformave buzë liqenit në Strugë

Merko shtoi se ai dhe ekipi i tij vazhdimisht punojnë për mbrojtjen e biodiversitetit të liqenit të Ohrit duke dhënë si shembull rritjen e sasisë së kallamit nga 10 në 200 hektar gjatë 4 viteve të fundit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryetari i Strugës Merko gjatë këtij aksioni thanë se agjenda e gjelbër tashmë është vënë në aksion dhe se kjo është vetëm fillimi, dhe se nuk do të ndalet me kaq. Merko tha se zhvillimi i qytetit të Strugës dhe zhvillimi i turizmit është dhe do të mbetet prioritet i administratës së tij por edhe i vetë qytetarëve të Strugës.

Rrënimi i gjashtë platformave buzë liqenit në Strugë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button