Nuredini: Rekomandimi ynë është që të legalizohen vetëm shtëpitë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, theksoi sot se rekomandimi i Ministrisë është që në zonat e mbrojtura të legalizohen vetëm ndërtesat e paligjshme që janë shtëpi të banorëve, transmeton Portalb.mk.

“Dua t’i referohem Ligjit për ndërtimet ilegale. Është treguar qartë se pa lejen e MMJPH, ku do të parashikohet edhe ekzistenca e zonave të gjelbërta përreth atyre ndërtesave, nuk mund të marrin leje ndërtimi, këto janë indikacionet tona. Ligji u kthye përsëri në Qeveri, për debat qeveritar, rekomandimi ynë nga MMJPH është që vetëm ato ndërtesa që janë në pronësi të qytetarëve duhet të legalizohen, tha Nuredini.

Lidhur me agjendën e gjelbër të BDI-së, ai tha se “të gjithë po lëvizim drejt Evropës”.

“Qëllimi ynë është Evropa dhe në këtë kuptim duam të futemi në agjendën e gjelbër të Evropës. Duam të implementojmë standarde të gjelbra për jetë cilësore të qytetarëve. Prioriteti ynë është që qytetarët të jetojnë në një mjedis të mbrojtur ekologjik, por gjithashtu që qytetarët të kenë akses dhe të drejtën për ujë të pijshëm të pastër, në ujëra të ndotura industriale të pastruara. Ne tashmë dy vite punojmë dhe jemi të përkushtuar në atë agjendë të gjelbër”, tha ministri Nuredini.

Në pyetjen e gazetarve rreth prerjes së drunjëve në “Orce Nikollov“, Nuredini tha se kjo është përgjegjësi e secilës komunë.

“Përderisa qytetarët nuk pajtohen me vendime të tilla, vendime të tilla nuk duhet të ndodhin. Ne inkurajojmë qytetarët. Politika jonë përpiqet të ketë më shumë gjelbërim në qytet. Por unë përsëri po them se është vendim i secilës komunë”, tha Nuredini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button