fbpx

Shqipëri, sot do të shpallet fituesi i garës për kryetar të PD-së

Sot pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk

Sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha ka siguruar një numër të madh votash, të cilat i mundësojnë kryesimin e partisë së dytë më të madhe në Shqipëri edhe për një mandat të tretë.

Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se Basha ka fituar 81 për qind të votave.

Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 41,095 anëtarë të partisë, ose 54.7 për qind.

Nga 40,674 vota të vlefshme, 32,882 vota kanë qenë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6,038 vota. Kandidati tjetër, Edith Harxhi ka qenë i treti në listë me 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli me 763 vota./KSP

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button