Borisov paralajmëron se bisedimet e udhëhequra nga Radevi dhe qeveria teknike mund të kenë epilog të keq për Bullgarinë

Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi e vitit 2017 është baza e marrëdhënieve tona me Republikën e Maqedonisë së Veriut. E jona është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), tha ish-Kryeministri bullgar dhe lideri i partisë Qytetarë për zhvillimin evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov, në një takim me përfaqësuesit rinor të partisë së tij. Ai gjithashtu informoi se po bisedon me Kryeministrin Zoran Zaev, raporton BGNES, transmeton Poralb.mk.

Në takim, Borisovi paralajmëroi edhe se mënyra se si qeveria e përkohshme e Bullgarisë dhe Presidenti Rumen Radev po negociojnë me Maqedoninë e Veriut mund të çojë në një rezultat të keq për Sofjen ose të bëjë që “kombet të urrejnë njëri-tjetrin për dekada“.

“Deri tani, mendoj se gënjejnë, por le të presim deri në Këshillin Evropian, i cili do të mbahet më 24 dhe 25 qershor. Përpara tij është Samiti i NATO-s. Shpresoj se kanë guximin dhe aftësitë t’i udhëheqinnegociatat që do t’i bëjnë të dy popujt e këtyre dy vendeve fqinje më miqësorë”, tha Borisov.

Përkundër akuzave ndaj Radevit dhe qeverisë teknike, lideri i GERB-it tha se ndërsa ai ka udhëhequr qeverinë, Bullgaria ishte lider në Ballkan.

“Ne ishim forca udhëheqëse në Ballkan. Tani politika që po ndiqet do të na bëjë të urrejmë njëri-tjetrin. Atëherë për çfarë do të jenë projektet tona evropiane? Të hysh në një vend që nuk të do. Prandaj edhe unë edhe Zoran Zaevi përpiqemi që gjërat nga poshtë lart”, tha ish-kryeministri bullgar.

Të rinjve të partisë së tij ai i porositi që të bënin gjithçka që të ishte e mundur në mënyrë që brezat e tanishëm të mos e urrenin njëri-tjetrin.

“Të rinjtë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur me qëllim që brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të mos e urrejnë njëri-tjetrin. Radev ndau vendin, tani i ka ndarë njerëzit edhe mbi temën e Maqedonisë së Veriut”, tha Borisov.

Takimet e Borisovit me të rinjtë e GERB-it dhe deklaratat e tij vijnë në kohën në Bullgari, në zhvillim e sipër është fushata për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 11 korrik. Zgjedhjet u caktuan pasi në ato paraprake që u mbajtën më 4 prill të këtij viti, asnjë parti nuk arriti të formonte qeveri të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button