EURO 2020, pesë gola në pjesën e dytë të ndeshjes mes Holandës dhe Ukrainës

Ekipi i Holandës arriti të sigurojë 3 pikë në ndeshjen e parë kundër Ukrainës, pas fitores me rezultat 3-2, transmeton Portalb.mk.

Holandezët shënuan fillimisht përmes Wijnaldum në minutën e 52-të, për të vazhduar pastaj Weghorst në minutën e 59-të.

Ukrainasit arritën që të barazojnë rezultatin me golat e Yarmolankos në minutën 75-të dhe Yaremchuk në minutën e 79-të.

Dumfries në minutën e 85-të shënoi për të siguruar fitoren e parë të holandezëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button