Maqedonia e Veriut debuton me humbje në Euro 2020 në takimin ndaj Austrisë

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut humbi në ndeshjen e parë nga EURO 2020 nga Austria me rezultat 3-1, njofton Portalb.

Pas vetëm 18 minutash lojë, austriakët shënuan me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer. Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 28-të.

Ishte David Alaba që dhuroi një asistim përfekt për Michael Gregoritsch, duke shënuar për 2-1.

Marko Arnautovic e vulosi fitoren e austriake, pasi shënoi në minutën e 9-të për 3-1.

Austria është lider i Grupit C me tre pikë, Holanda dhe Ukraina ende pa pikë dhe takohen sonte nga ora 21:00, derisa Maqedonia e Veriut është pa pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button