Kosovë, 1 viktimë dhe 7 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.250, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 7 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.578.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.117 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 642.459 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 103 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 104.894, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 434.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button