EURO 2020, kroatët nuk arritën t’i rezistojnë sulmit anglez

Ndeshjen e parë në Euro 2020 Anglia e mbaroi me sukses, duke fituar përball ekipit kroat me rezultat 1-0 në Londër, transmeton Portalb.
Rezistenca kroate ndaj sulmit anglez dështoi në minutën e 57-të, kur Sterling kapi pa përgatitur mbrojtjen kundërshtare në një kundërsulm.
Në minutën e 61-të, sulmuesi Harry Kane lëshoi një mundësi për gol, por fatmirësisht i shpëtoi përplasjes së rrezikshme afër portës.
Në kuadër të Grupit D është edhe Skocia e Çekia, që do të përballen nesër nga ora 15:00.