fbpx

G7 do të dhurojë një miliard doza vaksinash kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2022

Kombet e G7 kanë rënë dakord të shpërndajnë globalisht më shumë se një miliard vaksina kundër coronavirusit nga tani deri në fund të vitit 2022 me shpresën e çrrënjosjes së pandemisë, informoi sot kryeministri britanik Boris Johnson, transmeton Telegrafi.

Duke folur në një konferencë shtypi drejt fundit të samitit në Cornwall në Anglinë jugperëndimore, kryeministri britanik shtoi se udhëheqësit e ekonomive kryesore botërore që formojnë G7 ishin zotuar të bënin lëvizjen ose duke i financuar ato ose përmes skemës COVAX për ndarjen e vaksinave, shkruajnë mediat e huaja.

Më parë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar ashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëruan udhëheqësit e kombeve të G7 se strategjia e tyre për të ndihmuar në goditjen e pandemisë së coronavirusit nuk shkon aq sa duhet.

Ndërsa duke folur të shtunën, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se 11 miliardë doza të vaksinës së coronavirusit ishin të nevojshme për të vaksinuar botën kundër virusit vdekjeprurës, shumë më pak se një miliard, të premtuara nga udhëheqja e G7.

Pastaj të dielën Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha që ndërsa dhurimet e vaksinave të tepërta në botën në zhvillim ishin një hap i parë i mirë, do të duhej më shumë punë për të ndihmuar vendet në të vërtetë të vaksinojnë popullsinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button