EMA: “Astra Zeneka të mos u jepet më të moshuarve se 60 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) komunikoi sot se vendet duhet të shmangin vaksinën AstraZeneka kundër
Kovid-19 për njerëzit mbi moshën 60 vjeçare nga frika nga një paraqitje e rrallë e mpiksjes së gjakut, transmeton MIA.

EMA konsideron se “AstraZeneka” është vaksinë e sigurt për të gjitha grupmoshat, por disa shtete anëtare të BE-së e kanë ndaluar përdorimin e saj për të rinjtë ose e kufizojnë atë për personat e moshës 50 deri 65 vjeç.

Ky vendim u mor nga vendet pas regjistrimit të rasteve të mpiksjes së gjakut në popullatën e re.

Lideri i grupit të punës të EMA-s për Kovid-19, Marko Kavaleri, deklaroi se mbetet qëndrimi i tyre se “në kontekstin e pandemisë, përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

“Por meqë infeksioni qetësohet dhe të rinjtë janë më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve që lidhen me Kovid-19, besojmë se do të ishte më mirë që ata të përdorin vaksina të zhvilluara me teknologjinë mRNA, siç janë “Moderna” ose “Fajzer”, deklaroi Kavaleri.

Ai konfirmoi se rekomandimi vlen edhe për njerëzit mbi moshën 60 vjeçare dhe se Franca dhe Gjermania, të cilat kanë disa lloje të vaksinave në dispozicion, kanë vendosur ta shmangin AstraZenekën për njerëzit mbi 60 vjeç dhe referojnë të ofrojnë vaksina për mARN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button