fbpx

RMV, pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së, Osmani të mërkurën do të referojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski pëmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi sot se do të caktojë të mërkurën në ora 15:00 seancë të Komisionit dhe do t’i bëjë thirrje ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani të paraqesë propozim planin aksional dhe propozim- udhërrëfyesin, për të cilin kryeministri Zoran Zaev dhe i dërguari special, Vllado Buçkovski negociojnë me Sofjen, njofton Portalb.

Ndërsa, pas kësaj kërkese, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani përmes Fejsbukut të tij informoi se e pranon kërkesën e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se do t’i bëj të gjitha përpjekjet që edhe krahas ofensivës diplomatike të mërkurën të referojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për politikë të jashtme.

“Do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ta ndërprerë ofanzivën aktuale diplomatike që të mërkurën për disa orë të jem në Shkup për t’iu drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pres që së paku, me të njëjtin zell edhe Antonio Milloshoski të caktojë seancën në të cilën do t’i prezanojnë tezat edhe Ambasadorët e zgjedhur, me çka do të hapet rruga për dërgimin e tyre në vendet të cilat i mbulojnë, shkroi Osmani.

Ndryshe, Milloshoski njoftoi edhe se  protestat e partisë opozitare vazhdojnë të hënën dhe të martën para Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 17:00 deri në ora 19:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button