fbpx

RMV, sot pas 10 muajve nuk ka të vdekur nga Kovid-19, 8 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se që sot për herë të parë nga 2 shtatori i vitit 2020 nuk ka ndërruar jetë asnjë person nga Kovid-19. Ndërsa, nga 3.068 testime të realizuara në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19 dhe 9 të tjerë janë shëruar, njofton Portalb.

“Sot për herë të parë pas 2 shtatorit të vitit 2020 nuk shënojmë asnjë të vdekur nga Kovid. Virus është larg nga ajo i fituar, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi gjithnjë e më afër fundit të agonisë. Megjithatë, masat duhet të vazhdojmë t’i respektojmë, ndërsa mënyrë e vetme që ta zvogëlojmë numrin e viktimave është që masovikisht të vaksinohemi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 155.536, të shëruarve 149.628, të vdekurve 5.471, ndërkaq për momentin ka 437 raste aktive.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 3,
  • Tetovë – 2,
  • Veles – 1,
  • Kërçovë – 1
  • Ohër- 1.

Të shëruarit në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 3,
  • Kumanovë – 1,
  • Tetovë – 1,
  • Veles – 1,
  • Gostivar – 1,
  • Sveti Nikole – 1,
  • Resnjë – 1.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

  • Shkup 68611, aktiv 189
  • Kumanovë 8868, aktiv 52
  • Prilep 8318, aktiv 33
  • Tetovë 7232, aktiv 28
  • Manastir 6304, aktiv 18
  • Veles 5471, aktiv 3
  • Gostivar 5180, aktiv 14
  • Kavadar 5153, aktiv 0
  • Ohër 5011, aktiv 19
  • Shtip 4959, aktiv 2
  • Strumicë 4113, aktiv 6
  • Strugë 2981, aktiv 4
  • Koçan 2791, aktiv 4
  • Kërçovë 2578, aktiv 26
  • Gjevgjeli 2195, aktiv 3
  • Negotinë 2184, aktiv 4
  • Sveti Nikole 1523, aktiv 1
  • Resnjë 1234, aktiv 0
  • Kriva Pallankë 1222, aktiv 2
  • Radovish 1161, aktiv 7
  • Berovë 1029, aktiv 0
  • Dellçevë 972, aktiv 4
  • Dibër 941, aktiv 2
  • Vinicë 886, aktiv 5
  • Probishtip 789, aktiv 0
  • Vallandovë 666, aktiv 1
  • Bogdanc 494, aktiv 0
  • Krushevë 490, aktive 1
  • Demir Hisar 400, aktiv 3
  • Demir Kapi 396, aktiv 0
  • Kratovë 376, aktiv 3
  • Makedonski Brod 359, aktiv 1
  • Pehçevë 268, 0 aktiv
  • Makedonska Kamenicë 249, aktiv 2
  • Dojran 132, aktiv 0.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button