RMV, “Java e produkteve maqedonase” nga nesër në Bukuresht

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov, nesër në Bukuresht, do të hapin promovimin njëjavor të prodhimeve të brendshme bujqësore dhe ushqimore “Java e produkteve nga RMV-ja”, njofton Portalb.

Nga MBPEU njoftojnë se ngjarja do të zhvillohet në ndërtesën e Odës Tregtare Rumune në Bukuresht.

“Para hyrjes në sallë, do të ketë stenda me produkte vendore nga RMV-ja të disa kompanive, të cilat do të prezantohen me markat e tyre dhe të cilat janë të destinuara për provë për mysafirët e ngjarjes dhe për të gjithë vizitorët të cilët në ditët në vijim do të vizitojnë promovimin, i cili zgjat deri më 18 qershor 2021”, informojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button