RMV, janë arrestuar tetë persona, është pdërprerë një aheng shtëpiak në Shkup

Pas denoncimit të marrë në SPB Shkup, nëpunësit policorë nga Stacioni policor Karposh mëngjesin e sotëm në ora 01:28 kanë realizuar kontroll në një banesë në bul.”8 Shtatori”, në të cilin banon P.P.(25). Gjatë kontrollit, krahas P.P., janë zënë edhe shtatë persona në aheng shtëpiak, të moshës nga 25 dhe 26 vjeç dhe është konstatuar se nuk respektohen masat për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Kovid-19, njofton Portalb.

Nga MPB-ja sot informuan se personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 206 nga Kodi penal për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore në konë pandemie”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button