RMV, Azem Sadiku zyrtarizoi rikandidaturën për Komunën e Studeniçanit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)- dega Studeniçan ka mbajtur kuvendin e degës ku janë zgjedhur kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së degës, njofton Portalb.

Siç njofton Shërbimi për informim nga kjo parti, për kryetar të degës së Karshiakës është zgjedhur Nimetulla Demiri, ndërsa në këtë kuvend komisioni vendosi që Azem Sadiku të rikandidojë për Komunën e Studeniçanit për zgjedhjet lokale që pritet që mbahen në tetor të këtij viti.

Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi duke iu drejtuar simpatizantëve me një fjalim rasti.

“Unë do të jem në përkrahje të vazhdueshme të Azem Sadikut që jeta e banorëve të këtyre anëve të jetë më e mirë, më kualitative dhe më e zhvilluar në të gjitha aspektet”, është shprehur Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button