Kodra e Diellit me qendër informative-arsimore dhe dy eko-zona diellore për pushim

Qendra informative-arsimore, e para e këtij lloji në rajon, e cila është e vendosur në qendrën e skive Kodra e Diellit, u hap këtë fundjavë pranë kompleksit të manastirit.

Qëllimi i këndit edukativ është të sigurojë informacion për të gjithë vizitorët në lidhje me historinë, florën dhe jetën e egër të Malit Sharr, informacion dhe edukim mbi aktivitete të ndryshme dhe mundësi për sporte malore, përfshirë shtigje për shëtitje dhe çiklizëm, ski, forma alternative të turizmit gjatë  gjithë vitit, protokollet e sigurisë, objektet dhe shërbimet e akomodimit, transmeton Meta.mk.

Qendra gjithashtu ofron hapësirë ​​për vizita të organizuara të grupeve më të mëdha, nxënësve të shkollës fillore, të shkollës së mesme dhe universitetit. Në Qendër, vizitorët do të gjejnë një shumëllojshmëri të dokumentacionit të shtypur, fotografik dhe video për Kodrën e Diellit, dhe në dispozicion të vizitorëve është një udhëzues i cili mund t’u shpjegojë vizitorëve përmbajtjen e këndit arsimor. Qendra është e hapur për të gjithë vizitorët falas.

Qendra arsimore është përshtatur me mjedisin dhe është e ndërtuar nga materiale natyrore, izolim dhe burimi i saj i energjisë elektrike, përmes instalimit të paneleve fotovoltaike. Qendra është e pajisur me sallë leksionesh, tryezë, stenda druri, vende për furnizimin me energji elektrike, zonë rekreative në natyrë, TV, kompjuter, projektor.

Përveç qendrës informative-arsimore, këtë fundjavë u vunë në përdorim dy eko-zona të pajisura me panele fotovoltaike dhe një hapësirë ​​me tavolina dhe karrige për pushim. Këto eko-zona rekreative janë të vendosura në një terren të lartë malor, përgjatë gjurmës së famshme “High Scardus Trail” dhe janë të vendosura në  “Burimet e lumit Pena” dhe “Gragor-Ljuboten”.

Eko-zonat u sigurojnë alpinistëve dhe vizitorëve: një vend për të pushuar, qasje në energji elektrike për të ngarkuar pajisjet e tyre, pije të nxehtë, ushqim tradicional (djathë, qull, ajvar, bukë shtëpiake). Gjithashtu, bordet e informacionit janë vendosur në Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit dhe në vendet me informacione të hollësishme për vizitorët në lidhje me zonat ekologjike.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë faktorët tërheqës-motivues të Kodrës së Diellit dhe rajonit, për të krijuar një ofertë shtesë turistike në malin Shar në “hapësirën e hapur”, në mënyrë që të rritet interesi për të vizituar malet në një situatë pandemie dhe për të kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit të turizmit malor në rajonin ndërkufitar  Shara.

 

Projekti implementohet nga Shoqata Klubi i Alpinizmit “Shara-Ski” nga Tetova, mbështetur nga Projekti për Mbështetjen e Diversifikimit Ekonomik të Zonave Rurale në Evropën Juglindore (SEDRA), i porositur nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe implementuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button