MSH: Dje janë aplikuar 11,431 vaksina, doza e parë është marrë nga 1,477 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë informon se 11,431 banorë u vaksinuan dje në vend, nga të cilët 1,477 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër covid-19. Gjithsej 255,808 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend deri dje. Një total prej 442,928 doza vaksinash janë aplikuar në vend dhe 187,120 qytetarë janë rivaksinuar.

“Vaksinimi po shkon normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 448.502 qytetarë”, thonë nga MSH, transmeton Portalb.mk.

Sipas shifrave të fundit, 48 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 42 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 35 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë.

“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 Sallën Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadarc, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Ata apelojnë tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button