Gjermania hoqi Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve te rrezikuara nga Covid-19

Maqedonia nuk është më një vend në rrezik për Gjermaninë, sipas një liste të re të botuar nga Instituti Robert Koch. Rregullat e reja do të zbatohen nga nesër.

Numri i pacientëve aktivë me covid-19 në vend po bie çdo ditë, dhe sipas statistikave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, është 425, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Përveç Maqedonisë, për shkak të zvogëlimit të numrit të të infektuarve rishtazi, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi janë hequr nga lista.

Instituti gjerman gjithashtu hoqi disa vende të tilla si Austria, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Armenia, Azerbajxhani, Kanada, Libani, Moldavia, Ukraina dhe Qipro. Britania e Madhe është ende në listë.

Personat që mbërrijnë në Gjermani me avion duhet të paraqesin një test negativ të covidit, një certifikatë vaksinimi, ose vërtetim që kanë kaluar koronën .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button