Një tjetër figurë historike arsye për dështimin e takimit të radhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Historianët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk arritën të zgjidhin disa çështje problematike në takimin e 14-të që u zhvillua online brenda dy ditëve, transmeton Portalb.mk. Takimi i radhës planifikohet të mbahet në muajin tetor.

Video-konferenca dyditore, raportoi MIA, dështoi për shkak se një nga temat që nuk gjeti zgjidhje ishte edhe figura historike e Car Samuelit.

Angel Dimitrov, udhëheqësi i ekipit bullgar, theksoi se problemi i vërtetë është refuzimi për t’u marrë me tema specifike, probleme dhe gjëra që do të reduktohen në një kornizë specifike të kushtëzuar – teorike.

Ai sqaroi që “përpjekja jonë për t’i bërë ata të paktën të vendosin diçka specifike në lidhje me mësimin për Car Samuilit në kornizën e tyre teorike gjithashtu nuk gjeti marrëveshje dhe mirëkuptim. Kjo është situata reale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button