Filloi largimin i 21 veturave nëpër Çair nga Komuna, të cilat pas 30 ditëve do të shkatërrohen

Fillimisht u etiketuan 75 automjete nën dyshimin se janë të papërdorshme dhe një kohë të gjatë kanë zaptuar hapësirën publike, por sot filloi largimi i tyre nga Komuna e Çairit, transmeton Portalb.mk.

“Me aksionin që filloi sot, do të largohen 21 automjetet e tjera të shkatërruara, të cilat do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme në përputhje me Rregulloren, ku hapi i fundit pas skadimit të 30 ditëve nga mosparaqitja e pronarëve të automjeteve është shkatërrimi i tyre në një vend të veçantë”, sqarojnë nga Komuna e Çairit.

Raportohet që nga 75 automjetet e etiketuara, pas paralajmërimit, brenda 8 ditëve janë larguar 54 automjete nga pronarët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button