Kemi një ekip të shkëlqyeshëm, duhet të sulmojmë dhe të mbrohemi mirë, vlerësoi Bejtullai para fillimit të EURO 2020

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtullai, ka vlerësuar se vendi ka një përfaqësuese të mirë , ashtu që janë të përgatitur për EURO 2020, kampionat i cili do të fillojë sonte, transmeton Portalb.mk.

“Gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja në përfaqësuesen e të rinjve të Maqedonisë deri 21 vjet dhe në Përfaqësuesen A. Duhet njëjtë të sulmojmë dhe të mbrohemi mirë. Kemi një ekip të shkëlqyeshëm, jemi të gatshëm për EURO 2020”, deklaroi Bejtullahi.

Ai shprehet i lumtur që është pjesë e këtij ekipi, duke e theksuar suksesin historik nëpër të cilin po kalon ky ekip.

“Me padurim e pres fillimin e kampionatit. Shpresoj që në Bukuresht do të paraqitemi në formë të shkëlqyer dhe do të arrijmë t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë”, deklaroi Bejtullahi.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut më 8 qershor janë sistemuar në Rumuni, ku do të luajnë më 13 qershor kundër ekipit të Austrisë duke filluar prej orës 18:00, për të vazhduar edhe me dy ndeshje tjera në kuadër të Grupit C në EURO 2020.

Maqedonia për herë të parë do të marrë pjesë në një garë si Kampionati Evropian EURO 2020, ku do të llogaritë në 26 futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Igor Angellovski.

Më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ne kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve. Në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.

Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button