FIZHT: Mbështetje për mbi 150 nxënës nga i gjithë vendi për projekte të reja të gjelbra

Gjithsej nëntëmbëdhjetë shkolla fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi do të zbatojnë projekte të gjelbra për të ruajtur dhe promovuar mjedisin jetësor dhe biodiversitetin, informojnë nga Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), njofton Portalb.mk.

Projektet u shpërblyen në kuadër të thirrjes publike “Sfida për hulumtuesit e rinj #4 – projekte të gjelbra”, të cili e zbaton Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit.

Shkolla fillore që u rendit e para këtë vit është SHFK “Grigor Përliçev” nga Ohri me projektin “Ndikimi i përdorimit të burimeve alternative të energjisë në ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm ekologjik”, ndërsa te shkolla e mesme e para u rendit QEMK “Shën NaumI i Ohrit” nga Ohri me projektin” “Mjet lundrues elektrik”.

“Me sfidën e katërt për studiuesit e rinj, konfirmuam edhe një herë se në vend vërtet kemi numër të madh të nxënësve  të talentuar të cilëve u mungon vetëm shansi për të realizuar idetë e tyre inovative. Rreth 150 nxënës dhe 38 mentorë do të përfshihen në këto projekte dhe mbi 70% e shkollave të shpërblyera mbështeten për herë të parë nga FIZHT. Veçanërisht më bën krenar që shembull i tillë janë edhe shkollat ​​nga Ohri, të cilat aplikuan për herë të parë dhe u renditen të parat në të dy kategoritë. Për herë të parë u shpërblyen shkollat ​​nga Zrnovci, Gjevgjelia, Vallandova, Resnja dhe Shuto Orizari. Ajo që inkurajon është se të rinjtë kanë treguar vetëdije të lartë mjedisore, dëshirë për të hulumtuar dhe punë ekipore si dhe nevojën për të fituar aftësi të reja. Prandaj, Fondi vazhdon të krijojë sfida dhe programe që do të bëjnë ndryshime pozitive për gjeneratat e ardhshme nga të cilat ne do të krijojmë sipërmarrës të suksesshëm në të ardhmen, “tha Kosta Petrov, Drejtor i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Buxheti i përgjithshëm i parashikuar për thirrjen publike është tre milion denarë, ndërsa fondet e siguruara për një propozim-projekt individual janë maksimumi 200,000 denarë. Mësuesit që udhëheqin ekipet e shpërblyera, për projektin e zbatuar me sukses do të marrin shpërblim në vlerë prej 30,000 denarë, të cilën ata mund ta përdorin për të blerë një kompjuter personal, tablet, printer ose një lloj tjetër pajisje digjitale të zbatueshme në procesin e mësimdhënies.

“Të rinjtë janë nga natyra studiues. Detyrimi ynë si Ministri e arsimit dhe shkencës, në krijimin e politikave dhe mbështetjen e projekteve është të ushqejmë dhe inkurajojmë potencialin kërkimor të nxënësve, i cili më tej, nëpërmjet arsimit mund të mbindërtohet. Prandaj sigurojmë më shumë burime, ndryshojmë qasjen dhe krijojmë mundësi që nxënësit tanë të shkollave fillore, të mesme dhe studentët të tregojnë kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë për të krijuar vlerë të shtuar. Më bën shumë të lumtur të shoh fytyrat e qeshura të hulumtuesve të rinj të shpërblyer këtë, për të katërtën herë me radhë, sfidë që ne organizuam së bashku me Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik. Të gjithë i uroj dhe dëshiroj të jenë fitues në të gjitha sfidat e mëtejshme dhe së bashku me moshatarët e tyre të jeni breza që do ta bëjnë vendin tonë për atë që ka”, tha ,ministrja për arsim dhe shkencë Milla Carovska.

Gjatë përzgjedhjes së projekteve, përparësi kanë projektet me karakter ndërdisiplinor, të cilat parashikojnë një qasje gjithëpërfshirëse në formimin e ekipeve, gjegjësisht kanë përfaqësim të barabartë gjinor, përfshijnë fëmijë me etni të ndryshme, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të moshave të ndryshme dhe janë parashtruar nga rurale+.

Komisioni për përzgjedhje dhe vendimmarrje ishte i përbërë nga përfaqësues të sektorit të arsimit të mesëm në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Byroja për zhvillimin e arsimit, Shoqata për nxitje dhe trajnimin e të rinjve për sukses në ekonominë globale Junior Acheivmet  Maqedoni, UNICEF dhe FIZHT.

Në sfida, e cila zgjati nga 17 Mars deri më 20 Prill 2021, arritën 79 propozim-projekte. Lista e shkollave të vlerësuara është në dispozicion në https://FIZHT.mk/javen-povik-za-finansirane-na-istrazuvacki-proekti-vo-osnovnite-i-srednite-ucilishta-predizvik-za-mladi-istrazuvaci-4-zeleni-proekti/

Deri më tani, 109 projekte shkollore janë mbështetur në katër thirrjet publike “Sfida për hulumtuesit e rinj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button