Të dielën do të vrapohet, “Halk Eco Shkupi Vrapon 10 KM”, një pjesë e rrugëve në Shkup do të mbyllen për trafik

Gara tradicionale “HalkEco ShkupiVrapn10 KM” këtë vit do të mbahet më 13 qershor, e diel, me fillim në ora 7:30. Fillimi dhe mbarimi i garës në dhjetë kilometra këtë viti do të jetë në rrugën Ilindenska, përpara shatërvanit Lotus.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin paketat fillestare sot dhe nesër, në periudhën prej 12:00 deri në 19:00, në sallën e QSR “Boris Trajkovski”. Garuesit do të ndahen në pesë kuti fillestare para fillimit të garës, sipas kohës së zgjedhur të vrapimit dhe do të zhvillojnë një xhiro.

Do të vrapohet nga fillimi në bulevardin Ilinden, në drejtim të Karposh 4, pastaj majtas nga rruga Nikola Parapunov deri te bulevardi Brigadat partizane, ku do të kthehet djathtas në drejtim të Gjorçe Petrov, ndërsa tek Ura Vllajko do të bëhet një gjysmërreth deri te udhëkryqi me rrugën Angel Dinev, pastaj do të vrapohet përgjatë bulevardit Brigadat partizane deri te kryqëzim me rrugën Ljubljanska, ku do të bëhet një gjysmërreth dhe do të drejtohet në kryqëzimin me rrugën Nikolla Parapunov, e pas kësaj do të vrapohet deri në fund të rrugës ku kthehet djathtas në bulevardin Ilinden, e nëpër bulevard do të vraphet deri në cak, te shatërvani Lotus.

Organizatorët e garës HalkEco ShkupiVrapn10 KM informojnë se të Dielën në periudhën prej orës 7 deri në orën 10 do të ketë regjim të përkohshëm të trafikut në rrugët e Shkupit dhe ndryshim të regjimit të funksionimit në linjat e transportit publik të qytetit . Disa  rrugë do të mbyllen plotësisht për trafik, e disa pjesërisht.

Plotësisht të mbyllura për trafik rrugët më poshtë:

Bulevardi Ilinden në të dy drejtimet, nga kryqëzimi me Bulevardin Klimenti i Ohrit deri te kryqëzimi me rrugën Nikola Parapunov, bulevardi Brigadat partizane në drejtim të Gjorçe Petrovit, nga kryqëzimi me Rrugën Ljubljanska deri te kryqëzimi me rrugën Angell Dinev, si dhe rruga Nikolla Parapunov nga udhëkryqi me bulevardin Ilinden deri te udhëkryq me Brigadat partizane.

Trafiku do të mbyllet pjesërisht në rrugët e mëposhtme:

Bulevardi 8 Shtator, nga kryqëzimi me bulevardin Brigadat partizane deri te kryqëzimi me rrugën Skupi, Rruga Marrëveshja e Bledit dhe të gjitha rrugët që kryqëzohen me bulevardin Ilinden do të jenë të mbyllura për hyrje në bulevard.

Gara do të organizohet plotësisht në përputhje me protokollet e sigurisë dhe rekomandimet e vendosura nga Qeveria dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, në mënyrë që të mbrohen pjesëmarrësit dhe organizatorët.

Detajet e protokolleve dhe rekomandimeve të garës shpjegohen këtu.

Të gjithë pjesëmarrësit do të duhet të ndjekin protokollet, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje të fillojnë garën. Veshja e një maske mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në çdo kohë, përveç gjatë garës.

Organizatori i garës është Lidhja e sporteve të Shkupit, së bashku me Klubin a atletikës “Rabotnicki” nga Shkupi dhe sponsorin e titullit HalkBank, ndërsa sponsor i përgjithshëm i garës është Agjencia për Rini dhe Sport e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button