Në Kodrën e Diellit do të hapet qendër informativo-edukative

Të Shtunën -12 qershor, në orën 13 në kompleksin e Kodrës së Diellit, do të hapet Qendër edukative-informative, e para e këtij lloji në rajon. Qendra është e vendosur në zemër të ski-qendrës pranë kompleksit të manastirit, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i këndit edukativ është të sigurojë informacion për të gjithë vizitorët në lidhje me historinë, florën dhe jetën e egër të Malit Sharr, informacion dhe edukim mbi aktivitete të ndryshme dhe mundësi për sporte malore, përfshirë shtigje për shëtitje dhe çiklizëm, ski, forma alternative të turizmit gjatë gjithë vitit, protokollet e sigurisë, kapacitetet e akomodimit dhe shërbimet. Qendra gjithashtu ofron hapësirë ​​për vizita të organizuara të grupeve më të mëdha, nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe studentë. Në Qendër, vizitorët do të gjejnë shumëllojshmëri të dokumentacionit të shtypur, fotografik dhe video për Kodrën e Diellit, kurse në dispozicion të vizitorëve është një udhëzues i cili mund t’iu shpjegojë përmbajtjen e këndit edukativ”, informuan nga Shoqata e apinizmit klubi” Shara-Ski” , Tetovë.

Qendra është e hapur për të gjithë vizitorët papagesë.

Qendra edukative është përshtatur me rrethin dhe mjedisin dhe është ndërtuar nga materiale natyrore, izolim dhe burimi i vet i energjisë elektrike, përmes instalimit të paneleve fotovoltaike. Qendra është e pajisur me hapsirë leksionesh, tryezë, stenda druri, vende për furnizim me energji elektrike, hapësirë ​​për pushim në ambient të hapur, TV, kompjuter, projektor.

Përveç Qendrës informativo-edukative, të shtunën do të lëshohen në përdorim edhe dy eko-zonat e pajisura me panele fotovoltaike dhe hapësira me tavolina dhe ulëse për pushim. Këto eko-zona rekreative ndodhen në terren të lartë malor, përgjatë patekës “High Scardus Trail”.

“Eko-zonat u sigurojnë alpinistëve dhe vizitorëve: vend-pushim, qasje në energji elektrike për karikim të pajisjeve të tyre, pije të nxehta, degustim të ushqimit tradicional (djathë, ajvar, bukë shtëpiake). Gjithashtu, janë vendosur tabela informative në Ski-qendrën Kodra e Diellit dhe në lokacione me informacione të detajuara për vizitorët. Qëllimi i projektit është të përmirësojë faktorët atraktiv-motivues të Kodrës së Diellit dhe rajonit, rë krijohet ofertë shtesë turistike e Malit Sharr në “hapësirën e hapur”, me qëllim që të rritet interesi për të vizituar malet në situatë pandemie, për të zbutur pasojat negative ekonomike të krizës Kovid-19 dhe për të kontribuar në rritjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit të turizmit malor në rajonin ndërkufitar të Sharrit”, thuhet tutje në kumtesë.

Ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës turistike, duke mundësuar përdorimin më të gjatë të pajisjeve digjitale dhe furnizimin ekologjik me energji elektrike.  Pritet bashkëpunim më intensiv ndërmjet disa palëve të interesuara dhe një rritje në të ardhurat e tyre. Këndi informativo-edukativ do të mundësojë promovim më të mirë të shtigjeve ekzistuese të shënuara për biçikleta, pastaj të shtegut “High Scardus Gjurma”, mundësive të Malit Sharr dhe ofertave nga palët e interesuara.

Në mënyrë shtesë, të ashtuquajturat “eko-zona” do të promovojnë ushqimin tradicional dhe do të krijojnë rritje të të ardhurave dhe rritje të prodhimit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, do të sigurohen kushte më të mira për vizitorët e moshave të ndryshme, numri i të cilëve pritet të rritet.

Projekti zbatohet nga Shoqata Klubi i alpinizmit “Shara – Ski” – Tetovë, mbështetur nga Projekti për mbështetjen e diversifikimit ekonomik të zonave rurale në Evropën Juglindore (SEDRA) dhe implementuar nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button