DASH: Hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe RMV-në të bëhet pa vonesa

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i DASH, Ned Price, përmes një mesazhi në “Twitter”, ku shkruan se Departamenti Amerikan është i përkushtuar për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan Price.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button