Qyteti i Shkupit do t’ua kthejë tatimin qytetarëve të mashtruar gjatë shit-blerjes së banesave

Qyteti i Shkupit do t’ua kthejë tatimin e paguar për pasurinë e patundshme të qytetarëve të dëmtuar në mashtrimin gjatë shitj-blerjes së banesave, të cilët përveç depozitës prej 18 mijë eurosh, paguan edhe taksë të pasurisë së patundshme në vlerë prej afro pesë mijë eurosh, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për tre nga gjashtë shtetasit për të cilët MIA zbuloi se ishin dëmtuar me depozitë prej 32 mijë eurosh gjatë përpjekjes për blerjen e një banese. Përveçse u mashtruan për depozitë prej 10 mijë eurosh, në të njëjtën kohë, dy blerës të ndryshëm paguan edhe taksën e shitjes së pasurive të patundshme për të njëjtin apartament, secili veç e veç, në shumën e përgjithshme prej afro tre mijë eurosh. Të paguaj taksë për të njëjtën banesë nisi edhe i dëmtuari i tretë, i cili, në kohë kuptoi për mashtrimin dhe menjëherë tërhoqi kërkesën për përcaktimin e taksës së shitjes së pasurive të patundshme të paraqitur në Qytetin e Shkupit. Në këtë rast, taksë kishte paguar edhe një person tjetër i përfshirë në mashtrim me depozitë prej tetë mijë eurosh, të cilit gjithashtu i ishte kthyer tatimi i paguar.

Të dëmtuarit, pas “zvarritjeve” të gjata dhe këmbëngulëse nëpër sportele, më në fund, përmes ndërmjetësimit të MIA-së, morën përgjigje se taksa do t’u kthehet pas deklaratës së tyre dhe të pronarit të banesave, për të cilat është paguar taksa, se nuk tregojnë interes për shit-blerje të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button