RMV, dje janë vaksinuar gjithsej 10.065 qytetarë, prej tyre dozën e parë e kanë marrë 1.450 persona

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se duke përfshirë ditën e djeshme, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 431.174 qytetarë, ndërsa dozën e dytë të vaksinës e kanë pranuar 177.020 qytetarë, përcjellë Portalb.mk.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, vaksinën e kanë marrë 10.065 qytetarë, prej tyre, dozën e parë e kanë pranuar vetëm 1.450 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 42% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë dhe 35% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ky institucione shtojnë se vaksinimi është duke u realizuar në përputhje me Planin kombëtar për imunizim, ndërkohë që për momentin janë duke u imunizuar të moshuarit që kanë treguar interesim në ueb faqen vakcinacija.mk dhe të punësuarit në infrastrukturë të rrezikuar.

Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut është duke u realizuar në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat e sportit në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Deri tani, interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 447.543 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button