Së paku 18 të vdekur në një aksident rrugor në Pakistan

Së paku 18 vetë humbën jetën kur një autobus që transportonte disa pelegrinë u përmbys në një autostradë në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Një zyrtar i policisë lokale në qarkun Khuzdar tha se ekipet e shpëtimit i kanë dërguar rreth 30 të plagosur në një spital pranë, transmeton REL.

Sipas mediave lokale, disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Autoritetet thanë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit nga shpejtësia.

Autobusi po kthehej në qytetin Dadu të provincës Sind, pas vizitës në një tempull të shenjtë.

Pakistani ka një nga nivelet më të larta të aksidenteve në botë.

Rrugët e dobëta dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë thuhet se kontribuojnë në to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button