U realizua transplantimi i katër i zemrës në Maqedoninë e Veriut

Ekipet mjekësore në vendin tonë kanë arritur sërish të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin e tij social në Facbook, transmeton Portalb.mk.

Ky është transplantimi i katërt i zemrës në vendin tonë.

“Mëngjesin e sotëm, zemra e një pacienteje 44-vjeçare, familja e së cilës dhuroi organet, filloi të rrah përsëri. Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri. Një pacient që vuan nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare për disa vjet, ka shans për një jetë të re”, shkroi Filipçe.

Siç njoftoi tutje ministri, në 24 orët e fundit, rreth 100 mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë kanë punuar së bashku si ekip dhe treguan se si sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë të përsosur. Më shumë detaje në lidhje me transplantimin, Filipçe tha se do të japë brenda ditës.

Sipas njoftimit nga Ministri Venko Filipçe, tre pacientë janë përgatitur mbrëmë për transplantim të organeve – zemra dhe veshkat nga dhuruesi. Ky është transplantimi i katërt i zemrës në vend që nga maji i kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button