RMV, maturantët sot japin provimin e dytë ekstern

Maturantët sot do të japin provimin e dytë të ekstern në kuadër të maturës së detyruar shtetërore. Ata kanë mundësinë të zgjedhin midis lëndëve matematikë, gjuhë të huaj, filozofi dhe estetikë. Interesi më i madh është për të dhënë provinmin në ndonjl gjuhë të huaj, tregojnë statistikat e Qendrës Shtetërore për Provime, ndërsa lëndën e matematikës e kanë zgjedhur vetëm 1529 maturantë nga mbi 15,000 që u paraqitën për provimin e maturës shtetërore këtë vit, njofton Portalb.mk.

Sipas gjuhës mësimore, sot janë regjistruar 10,886 maturantë dhënien e provimt në gjuhën maqedonase, 4,134 në shqip dhe 274 në turqisht.

Të shtunën, përsëri do të zhvillohet provimi i parë ekstern në gjuhën amtare.

Rezultatet e dy provimeve eksterne do të shpallen në fillim të korrikut, gjgjësisht jo më vonë se 30 ditë nga provimi i fundit (i dytë) ekstern.

Për maturantët që kanë koronavirus ose janë në izolim, janë mundësuar termine shtesë më 25 dhe 28 qershor. Ata maturantë që nuk do ta kalojnë maturën në qershor, do të kenë shans të dytë në sesionin e gushtit – datat janë 11 gusht për provimin e parë ekstern dhe 13 gusht për provimin e dytë ekstern.

Provimi i parë ekstern – gjuhën amtare, u mbajt më 5 qershor.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore e provimeve (QShP), në provimin e parë, nga numri i përgjithshëm i regjistruar, 7050 janë nga arsimi i mesëm7983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm artistik. Të gjithë të japin provimin e lëndës së gjuhës amtare – gjuhë dhe letërsi maqedonase, 10 848 kandidatë, gjuhë dhe letërsi shqipe 4078 dhe 272 – gjuhë dhe letërsi turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button