Rabie & Argëton: Shpresojmë të kalojë pandemia, ka shpresë vetëm për ditë të mira

Këngëtarët Rabie Rika dhe Argëton Dervishi janë një çift i njohur në skenën shqiptare. Këngët e tyre dëgjohen dhe pëlqehen nga një publik i gjerë. Ata njihen edhe si këngëtarë që këndojnë nëpër ahengje të ndryshme familjare. Rrugëtimin e tyre në sferën e muzikës e kanë filluar që në moshë të hershme.

Në intervistë për Portalb ata treguan për këngën e tyre më të re, projektet e reja që kishin në plan dhe për periudhën e pandemisë. Periudha e pandemisë ka ndikuar më shumë te ne si këngëtarë duke pasur parasysh se këndojmë edhe nëpër ahengje familjare, theksuan ata.

Shpresojmë që kjo periudhë të kalojë, tani ka shpresë vetëm për ditë të mira, shtuan ata.

 

Rabie Rika & Argëton Dervishi, këngëtarë

Si ka qenë rrugëtimi juaj në sferën e muzikës?

Përshëndetje për të gjithë nga ne. Atëherë rrugëtimi im si këngëtare ka filluar që në moshë të re, që kur unë kam qenë fëmijë kam marrë pjesë në festivale të ndryshme në RMV, pra festivalet për fëmijë dhe jam vlerësuar  me çmime që atëherë. Pastaj vazhdova edhe më tej ku edhe më vonë u takova edhe me Argëtonin, ishte një fat për mua dhe sot realizojmë projekte, këngë të ndryshme dhe jemi këtu ku jemi.

 

 

Rabie Rika & Argëton Dervishi, këngëtarë

Sa ka ndikuar periudha e pandemisë për ju si këngëtarë duke marrë parasysh dhe faktin se këndoni edhe nëpër mbrëmje festive apo dasma?

Pra duke pasur parasysh pandeminë ne e dimë mirë që viti që kaloj domethënë viti 2020 ishte një vit shumë i rëndë për të gjithë botën, jo vetëm për këngëtaret, por neve si këngëtarë e kemi ndjerë pak më shumë, për shkak se jemi dhe këngëtar që këndojmë nëpër ahengjet familjare kështu që na kanë munguar dasmat jo vetëm të ardhurat e dasmave por dhe na kanë munguar festat edhe gëzimet sepse ne kemi qenë pjese e atyre gëzimeve familjare, kemi ndarë gëzimin së bashku.

 

Rabie Rika & Argëton Dervishi, këngëtarë

A mund të arrijë një këngëtar në RMV të ardhura të larta?

Duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk është një vend po aq i madh, nuk mund të thuhet se këngëtarët e Maqedonisë do të marrin të ardhura aq të larta. Edhe ne si këngëtarë nuk jemi nga ata të atillët që do të kërkojmë një shumë marramendëse dhe do të fitojmë po aq të holla të themi, por jemi nga ato këngëtarë të cilët kanë një çmim normal për vendin të cilin jetojnë.

E keni publikuar këngën tuaj më të re, si u prit nga publiku?

Pra kënga që publikuam kësaj jave ,,Sa duhet fëmija”, pati një mirëpritje nga publiku, domethënë është një këngë e cila nuk do të dëgjohet vetëm javën e parë ose javën e dytë, është një këngë që dëgjohet gradualisht se është për dashurinë e fëmijës, domethënë këngët për dashurinë e fëmijës për prindin për atdheun janë këngë që do të dëgjohen gradualisht, dalë ngadalë me një tempo jo shumë të shpejt.

Rabie Rika & Argëton Dervishi, këngëtarë

A keni ne plan ndonjë projekt tjetër?

Për projektet e reja, Argëtoni gjatë gjithë kohës në studio punon në projekte për të realizuar këngë të reja që do ti publikojmë bashkë. Për momentin i ka të hapura 3 projekte, mirëpo akoma nuk kemi vendosur cilin do ta publikojmë në të ardhmen.

Me çfarë̈ mesazhi do e përmbyllni këtë̈ intervistë?

Ne shpresojmë që kjo periudhë e pandemisë të kalojë sa më shpejtë edhe ti kthehemi jetës normale besoj se çdo gjë do të jetë mirë do të rregullohet. Tani ka shpresë vetëm për ditë të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button