Macron: Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat pa prolongime

Kryeministri, Zoran Zaev ndodhet në Paris, në darkë pune me presidentin francez, Emanuel Macron. Para darkës ai dhe lideri francez dhanë deklarata me çka Macron porositi se, Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE-në pa prolongime, transmeton Portalb.mk.

Më pas ai ju ka drejtuar kryeministrit Zaev, duke vlerësuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës ka treguar guxim të madh politik dhe se marrëveshja është bërë model për inspirim për zgjidhjen e kontesteve të tjera në Ballkan. Si tema rreth të cilave do të bisedohet me kryeministrin e vendit, Macron paralajmëroi raportet bilaterale, procesin eurointegrues, gjendja me sundimin e së drejtës dhe situatën në rajon.

Ndërkohë, Zaev ka shprehur kënaqësi që është në Pallatin Elysee gjatë kohës kur shënohet 28 vjetori nga raportet bilaterale me Francën me çka vlerësoi se është e rëndësishme që Franca e mbështet procesin e eurointegrimeve të vendit tonë. Ai theksoi se propozimi i presidencën portugeze është bazë e mirë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe se është veçanërisht e rëndësishme që çështja për gjuhën dhe identitetin nuk mund të jenë në tavolinën negociuese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button