Sensori i ri 50-megapiksel i Samsung ka pikselët më të vegjël në industri

Samsung po shtyn drejt limiteve me madhësinë e pikselëve në sensorët e kamerave. Më i fundi Isocell JN1 ka 50 megapiksel në një format të ngushtë 1/2.76-inç ose 0.64 mikrometër për një piksel, raporton PCW.

Është ndjeshëm më i vogël sesa 0.7 mikrometër që gjendet në sensorin 43.7 megapikssel të vitit 2019. Me sensorin e ri dizajnerët e smartfonëve mund të aplikojnë fushëpamje të ndryshme dhe ta përdorin si kamër selfie, ultra-wide, telefoto apo standarde.

Samsung thotë se sensori i ri redukton trashësinë e modulit të kamerës me 10%. Problemi me pikselët e vegjël është se nuk grumbullojnë aq dritë sa pikselët e mëdhenj. Për imazhet në dritë të pakët sensori kombinon katër pikselë në një duke reduktuar rezolucionin në 12.5-megapiksel.

Kompania thotë se sensori i ri ka një teknologji që zëvendëson barrierat prej metali mes filtrave të ngjyrave me materiale që reduktojnë humbjen e dritës me 16%. Sensori tashmë ka hyrë në prodhim dhe do të shfaqet së shpejti tek smartfonët me video 4K 60fps ose full HD me 240fps.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button