Në Maqedoninë e Veriut për një vit afër tetë përqind është rritur çmimi i shitjes së prodhuesve industrial

Çmimet e shitjes së produkteve industrial në përgjithësi në muajin prill në Maqedoninë e Veriut janë të tilla duke shfaqur rritje për 7.7 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill 2021, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale, është më i lartë për 1.1% në nivel mujor dhe për 7.7% në nivel vjetor”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave për produktet në industrinë e përgjithshme, ndërsa vetëm në tregun e jashtëm është regjistruar rritje për 9.2%.

Raportohet që në krahasim me vitin paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në përgjithësi, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 29.1%, në sektorin Industria përpunuese për 6.0% dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar  për 13.0%.

“Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 37.6%, dhe në sektorin Industria përpunuese për 7.3%”, raportojnë nga Enti.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut në maj u regjistruar rritje e çmimeve të shitjes me pakicë për 3.9% në krahasim me majin e vitit të kaluar. Rritje më e madhe në pjesën e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është regjistruar te vajrat dhe yndyrat për 29.3% në krahasim me majin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button