Ministrja e kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë biseduan edhe për menaxhimin e përbashkët të Rajonit të Ohrit

Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë realizuar takim në Tiranë, ku diskutuan edhe mundësinë për hartimin e Programit të përbashkët kulturor për periudhën 2021-2026, ndërsa temë e takimit ishte edhe Rajoni i Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Ministret e Kulturës, Stefoska dhe Margariti, riafirmuan çështjen e nënshkrimit të një Programit të ri për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së R. së Shqipërisë për periudhën 2021-2026”, raportojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut, për takimin ndërmjet Irena Stefoskës dhe Elva Margariti.

Raportohet që në takim u theksuar edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe intensive bilateral dhe koordinimi në menaxhimin e përbashkët të Rajonit të Ohrit në përputhje me raportin e fundit të UNESKO-s, duke e vlerësuar si një vlerë të përbashkët bregdetin e Ohrit.

“Me Ministren e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Irena Stefoska diskutuam për të çuar përpara disa çështje me rëndësi, që lidhen me Liqenin e Ohrit, luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta”, deklaroi Margariti.

Ndryshe, ambasadori i BE-së, David Geer, në një post në Twitter ku ka etiketuar ministren e Kulturës, Irena Stefoska dhe ka vendosur hashtagun “sundimi i së drejtës”, tha se në bregun e Liqenit të Ohrit nuk duhet të ketë ndërtime pa leje dhe se ata duhet të largohen.

Rajoni i Ohrit është shumë afër që të vendoset në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, pas dy raporteve të fundit katastrofale të UNESCO-s për kaosin urbanistik në rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button