U promovua Programin rajonal vullnetar ndërkufitar “Rruga Ballkani Perëndimor 6”

Të martën, 8 Qershor 2021, në Podgoricë dhe onlajn publikut iu prezantua mundësia e vetme për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor që të bëjnë vullnetare në të gjithë rajonin.

Rreth 400 të rinj nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mundësi të bëjnë punë vullnetare në rajon. Për shumë prej tyre, ky do të jetë udhëtimi i tyre i parë në rajon, duke pasur parasysh faktin se deri më tani nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë jashtë vendit.

“Programi ofron tre mundësi, ROUTE Mini, ROUTE Midi dhe ROUTE Maxi. ROUTE Mini ofron mundësinë për të dalë vullnetar në festivale rajonale dhe ngjarje sportive që zgjasin deri në shtatë ditë. ROUTE Midi është i dedikuar për aktivitete vullnetare të komunitet që do të zgjasin deri në dy javë, siç janë kampet verore vullnetare. ROUTE Maxi u jep të rinjve mundësi që si vullnetarë të qëndrojnë deri në dy muaj, në disa nga organizatat më aktive të shoqërisë civile në rajon. Të gjitha shpenzimet për vullnetarët e zgjedhur do të mbulohen (akomodimi, ushqimi, udhëtimi dhe sigurimi). Ne tashmë kemi mbi 200 të rinj të regjistruar nga i gjithë rajoni”, thon nga ekipi i ” Rruga Ballkani Perëndimor 6 (ROUTE WB6) ”

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur gjatë gjithë verës në lidhjen vijuese: https://routewb6.org/join-us

Nëpërmjet programit, vullnetarët do të mbështesin iniciativat lokale, të rrisin vetëdijen dhe të drejtojnë iniciativa përkatëse në të gjithë rajonin, e gjithashtu të fitojnë aftësi të mendimit kritik në lidhje me sfidat me të cilat përballen komunitetet lokale.

Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, programi rajonal vullnetar ndërkufitar është hartuar në bashkëpunim me të rinjtë, dhe janë të rinjtë ata që do të përfitojnë drejtpërdrejt. Procesi i dizajnimit përfshiu të rinj nga i gjithë rajoni, të cilët morën pjesë aktive në krijimin e këtij programi.

Projektin RRUGË Ballkani Perëndimor 6 (ROUTE WB6) synon të promovojë vullnetarizmin ndërkufitar si mjet për të zvogëluar distancën sociale dhe etnike midis të rinjve në rajon, si dhe për të forcuar vlerat e tyre pro-sociale dhe pro-evropiane, që çojnë drejt pajtimit, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Projektin e Ballkanit Perëndimor e zbaton një konsorcium që do të udhëhiqet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RICO) në bashkëpunim me Përtej Barrierave, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore, Lens, Qendra kulturore inore – Manastir, Shoqata për prosperitetin demokratik ZID, Studiuesit e Rinj Serbi dhe Instituti për zhvillimin e të rinjve KULT. Projekti mbështetet nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button