RMV, sot 1 person ka humbur betejën me virusin korona, ka edhe raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar për Kovid-19 gjithsej 2,411 persona prej të cilëve 18 kanë rezultuar pozitiv ndërkaq 31 pacientë janë regjistruar si të shëruar. Sot është raportuar 1 humbje jete nga virusi korona në vend, shkruan Portalb.mk.

Sot një person i moshës 61 vjeçe ka ndërruar jetë nga virusi korona.

Rastet e reja:

  • Shkup – 8
  • Kumanovë – 5
  • Koçani – 2
  • Tetova, Kriva Pallanka dhe Kratova – nga 1 rast në secilin qytet

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 11
  • Vinicë – 3
  • Kumanovë, Koçan, Prilep, Tetovë, Manastir, Kavadarci dhe Kërçovë – nga 2 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Strumicë, Kriva Pallankë dhe Radovish – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në vend janë testuar për virusin korona gjithsej 823,776 persona. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 155,487, prej të cilëve 149,582 janë shëruar kurse 5,468 kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 437 raste aktive në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button