Është hapur për vizitorët mini kopshti zoologjik në shkollën e mesme “Braqa Miladinovci” në Draçevë (galeri)

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe drejtoreshën e SHMQSH “Braqa Miladinovski” në Draçevë, Elizabeta Angeleska si dhe ministrin e Bujqësisë, Arianit Hoxha, sot hapën për vizitorë mini kopshtin zoologjik – Park ZOO dhe sistem akuaponik – në oborrin e shkollës për veterinari dhe bujqësi, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është njëra ndër shkollat në të cilën edhe unë si kryetar komune para diku rreth tre viteve e njoha atë kreativitet dhe siç mund ta shihni vet janë të arsyetuara tërësisht mbështetja dhe investimi që ne i kemi dhënë si Qytet i Shkupit, Ministri e Arsimit, Ministri e Bujqësisë dhe Komuna e Kisela Vodës. Sot mund të marrim pjesë në hapjen zyrtare të kopshtit të rinovuar zoologjik i cili ka më shumë se 30 kafshë të ndryshme, që ekzistonte në kuadër të shkollës megjithatë ne e kemi rinovuar dhe e kemi bërë të qasshëm për qytetarët. Hyrja do të jetë falas, megjithatë nëse dikush dëshiron të jep të holla për hyrje dhe të mbështesë këtë proces i cili është rezultat i mendjeve të vlefshme dhe të mençura të nxënësve para së gjithash, duart e tyre punëtore, si dhe të mbështetjes së profesorëve të tyre dhe Qytetit të Shkupit”, tha Shilegov.

Ky kopsht zoologjik në oborrin e shkollës ekziston për më shumë vite dhe është pjesë e mësimit praktik për nxënësit, ndërsa prej sot edhe zyrtarisht do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët.

Ministria e Arsimit, Mila Carovska theksoi se ky park zoologjik si shembull për vendosjen e koncepteve të reja.

“Shkolla vendosi për një koncept interesant të punës dhe përgatitjes së nxënësve këtu në kuadër të vet objektit, duke shfrytëzuar kapacitetet e veta dhe kuadrin dhe duke investuar në punëtoritë e tyre dhe vendet për trajnim praktik të nxënësve. Në të vërtetë, kjo shkollë bëhet e para e cila ka përmbajtje të këtilla, shumë të rëndësishme për krijimin e gjeneratave të përgatitura mirë përmes trajnimi në natyrë”, tha Carovska, duke shtuar se edhe MASH-i  përmes projektit SKILS të financuar nga Banka Botërore vitin e kaluar e ndihmoi procesin  modernizimi i shkollës, përmes prokurimit të pajisjeve, mekanizimit dhe instrumenteve të nevojshëm për realizimin e mësimdhënies praktike. “

Ajo shtoi se, profesionet janë deficitarë , dhe arsimi siguron konkurrencën në tregun e punës. Si Motivim – plus janë bursat për nxënësit që regjistrohen në profesione deficitare , ndër të cilat është profesioni bujqësor-veterinar, këta nxënës  mund të marrin 2200 denarë në muaj, për 9 muaj të vitit shkollor.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button