RMV, grumbulluesit joformalë të plastikës të rrjetëzohen në një sistem të qëndrueshëm dhe të gjelbër për përzgjedhje të mbetjeve

Pothuajse 90 për qind e mbetjeve që përzgjidhen në vend, kryesisht plastikë dhe letër, grumbullohen nga mbledhësit joformalë. Disa mijëra njerëz nga shkalla më e ulët shoqërore jetojnë nga ky biznes dhe ata duhet të rrjetëzohen në një sistem të qëndrueshëm dhe të gjelbër që do të menaxhojë me mbeturinat siç duhet. Paralelisht me atë proces, është e nevojshme të punohet në forcimin e ndërgjegjësimit të qytetarëve se e ardhmja e planetit është në ekonominë cirkulare, shtylla e së cilës është saktësisht përzgjedhja, riciklimi dhe ripërdorimi, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gatishmëria e institucioneve për t’u përballë me këtë problem shumëvjeçar ende nuk është në nivel të kënaqshëm. Edhe pse viteve të fundit edhe po flitet edhe po punohet në temën e menaxhimit të mbeturinave, gjërat me sa duket ende vendnumërojnë. Ende nuk është ndërtuar asnjë deponi rajonale, ndërsa përveç qyteteve më të mëdha, mundësitë për përzgjedhjen e mbeturinave janë shumë të vogla. Realiteti është se në vendin tonë, jo vetëm që jemi larg  sistemit për përzgjedhje dhe riciklim, por kompanitë e shërbimeve publike nuk arrijnë të mbledhin njëqind përqind të mbetjeve komunale. Rreth 200.000 tonelata vazhdojnë të përfundojnë jashtë deponive, në lumenj, liqene, male.

“Në vend mungon vetëdija, motivimi, por edhe organizimi për përzgjedhje dhe trajtim të duhur të mbeturinave”, tha Ana Petrovska, drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor.

Foto: Meta.mk

Në debatin publik me temë “Rëndësia dhe nevoja për përzgjedhje primare në sistemin tonë të menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Shkupit”, që e organizoi shoqata “Go Green”, Petrovska tha se ndërmarrjet publike komunale në vend nuk janë të gatshme të ndajnë mbeturinat, administruesit kolektivë janë përqendruar vetëm te prodhuesit e mëdhenj të mbeturinave, ndërsa sektori privat nuk ka asnjë motivim për të qenë forcë shtytëse në hapjen e këtij lloji të biznesit të gjelbër.

“Komunat mund të dëshirojnë të punojnë në përmbushjen e standardeve për trajtim të mbeturinave, por mundësitë e tyre, edhe në aspektin financiar edhe atë organizativ, janë shumë të kufizuara. Zgjidhja është në deponitë rajonale. Ka gjasa që deponia e parë e cila do të hapet është ajo rajonit Lindor dhe Verilindor dhe se deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i deponisë, i cili do të rrisë standardet mjedisore, do të rrisë përqindjen e mbeturinave të përzgjedhura “, tha Petrovska.

Për momentin në vend nuk ka kushte për të ndëshkuar ata që nuk zgjedhin, ndërsa ligji lejon që shumë rrallë të ndëshkohen ata që krijojnë deponi ilegale.

“Për të promovuar sistem ndëshkues”, vlerëson Petrovska, “së pari duhet të krijohen kushte dhe motivim që qytetarët të bëjnë përzgjedhjen. Ajo vë në pah se një pjesë e sistemit duhet të jetë nga tre deri në pesë mijë njerëz që mbledhin mbeturina sot, të cilët duhet të integrohen në sistemet e deponive rajonale, për t’u regjistruar dhe për të marrë licencat e punës.

Cena Vidanoska, këshilltare për mjedis jetësor nga Komuna Qendër informon se në vendin makinat e kthimit për përzgjedhje të plastikës dhe kanaçeve në vetëm dy muaj janë mbledhur rreth 95.000 copë

“Ndërgjegjësimi i qytetarëve për përfitimet e përzgjedhjes së mbeturinave po rritet. Komuna së bashku me Pakomak vazhdimisht është duke punuar në zgjerimin e rrjetit të kontejnerëve për përzgjedhje dhe në të njëjtën kohë po punon në edukimin e më të rinjve në shkollat ​​fillore ”, thotë Vidanoska.

Ndërmarrja sociale “Redi Recycling” është e para që punon për përkujdesje, organizim dhe zyrtarizim të statusit të mbledhësve informalë të mbetjeve. Qëllimi është që për ta të sigurohet siguri dhe stabilitet më i madh shoqëror, e nga ana tjetër të punohet në përmirësimin e kushteve të mjedisit jetësor në komunitetet lokale.

“Potenciali për gjetjen e një zgjidhjeje sistemore që i përshtatet të gjithëve është i madh. Do të përfitojnë qytetarët të cilët thjesht duhet vetëm të bëjnë përzgjedhjen në mënyrë korrekte kurse ne do t’i mbledhim mbeturinat prej tyre falas. Do të përfitojnë edhe komunat, si dhe shteti, i cili nuk do të duhet të paguajë ndihmë sociale për një numër të madh njerëzish nëse ata gjejnë punë në një sektor të qëndrueshëm”, thotë Asib Zekir nga “Redi Recycling”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button