RMV, sot përfundoi viti shkollor, i cili u zhvillua në kushte të veçanta

Nxënësit prej sot shkojnë në pushime. Viti i parë shkollor, i cili u mbajt në kushte të veçanta për shkak të pandemisë, ka përfunduar. Nxënësit mësuan në distancë, por për shkak të mos gatishmërisë për të filluar në këtë mënyrë, i njëjti filloi në 1 tetor, njofton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përcaktojnë se si do të realizohet mësimi vitin e ardhshëm, i cili do të varet nga situata me koronavirusin në vend.

Ministrja Milla Carovska në një video-fjalim falënderoi mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për vitin e përfunduar shkollor me sukses në këto kushte të jashtëzakonshme. Nxënësit morën mësimdhënie cilësore dhe një proces arsimor të pandërprerë, ndërsa shëndeti i tyre ishte i mbrojtur, por e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e mësuesve dhe prindërve, u shpreh Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button