Kosova e ka ekstraduar në Bosnjë e Hercegovinë një të dyshuar për vrasje

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Kosova në Bosnjë e Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur në fund të vitit 2020 në Sarajevë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Haxhiu në nëpërmjet rrjeteve sociale sot tha se personi ishte arratisur nga Bosnjë e Hercegovina për në Kosovë ndërsa “ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnjë e Hercegovinës”.

“Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”, ka shkruar Haxhiu.

Marrëdhëniet mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës vijojnë në kohën kur qeveria qendrore e Bosnjë e Hercegovinës nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, për shkak të vetos së entitetit të Republikës Sërpska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button