Euroambasadori Geer porositi ministren e Kulturës: Ndërtimet ilegale në bregun e Liqenit të Ohrit duhet të largohen dhe të ruhet statusi i UNESCO-s

Ambasadori i BE-së, David Geer, në një post në Twitter ku ka etiketuar ministren e Kulturës, Irena Stefoska dhe ka vendosur hashtagun “sundimi i së drejtës”, tha se në bregun e Liqenit të Ohrit nuk duhet të ketë ndërtime pa leje dhe se ata duhet të largohen, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se pasuria unikate natyrore dhe kulturore në rajon, e njohur nga UNESCO, duhet të ruhet dhe se me mbrojtjen e trashëgimisë së Ohrit investohet në vende të reja të punës në industrinë turistike.

“Ndërtime ilegale nuk duhet të ketë në bregun e Liqenit të Ohrit dhe duhet të largohen. Pasuria unikate natyrore dhe kulturore në rajon, e njohur nga UNESCO, duhet të ruhet. Me mbrojtjen e trashëgimisë së Ohrit, ne gjithashtu investojmë në industrinë turistike sot dhe nesër. Sundimi i së drejtës”, ka shkruar Geer.

Rajoni i Ohrit është shumë afër që të vendoset në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, pas dy raporteve të fundit katastrofale të UNESCO-s për kaosin urbanistik në rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button