MPB ka konfiskuar marihuanë në vlerë prej 200.000 eurove, shoferi u ka ofruar policëve para që të mos kontrollohet

Më 10 qershor rreth orës 01, Ministria e Punëve të Brendshme ka konfiskuar drogë me vlerë prej rreth 200.000 eurove, e cila si destinacion final e ka pasur Greqinë, ndërkaq është arrestuar një person, kumtoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, njofton Portalb.mk.

Droga është gjetur në një aksion të përbashkët të zyrtarëve nga Sektori i Policisë Kriminalistike – Sektori për Tregti të Palejueshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe zyrtarët policor të Prilepit – Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike.

“Nga ana e patrullës së trafikut nga Prilepi rreth orës 01 në rrugën rajonale Prilep-Gradsko, në afërsi të stacionit të benzinës, është ndaluar një automjet transportues “MAN” me targa të Shqipërisë, e drejtuar nga B.J. shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit, shtetasi shqiptar, zyrtarëve policorë u ka ofruar para që të mos kryejnë veprime zyrtare për kontrollim të vozitësit dhe automjetit. Pas kryerjes së kontrollit, në rimorkion janë gjetur dy valixhe në të cilat janë vendosur 50 pako me marihuanë, në peshë rreth 50 kilogramë. Vlera e drogës është rreth 200.000 euro. Vozitësi është privuar nga liria dhe gjatë ditës me padi penale do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit”, informoi Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button