Dimitrov-Derek Shole: Shtyrja e negociatave mund të kontribuojë në destabilizimin e rajonit

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov zhvilloi bisedë telefonike me Derek Shole, këshilltar i Departamentit të Shtetit dhe këshilltar special i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, i ngarkuar me çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përcjellë Portalb.mk.

Siç njoftuan nga kabineti i Dimitrovit, është biseduar edhe për statusin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë aktuale për përparim në rrugën evropiane gjatë presidencës portugeze të Këshillit të BE-së.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi rëndësinë e kësaj çështje në kontekstin e së ardhmes së procesit të zgjerimit të BE-së me vendet në rajon, i cili ka pasoja të forta gjeopolitike për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe kontinentit.

“Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është investim në stabilitet sepse vizioni evropian për rajonin nënkupton demokracinë, sundimin e ligjit, bashkëpunimin reciprok bazuar në respekt dhe vlera dhe interesa të përbashkëta, në krahasim me theksimin e rëndësisë së kufijve, ndarjeve dhe ndryshimeve si antipod ndaj kësaj ideje. Maqedonia e Veriut e konfirmoi një vizion të tillë dhe tregoi liderësi në garantimin e sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët strategjik – pranimi në komunitetin Euro-Atlantik, i cili përveç anëtarësimit në NATO duhet të përfundojë me anëtarësimin e plotë në BE”, tha Dimitrov.

Zëvendës kryeministri falënderoi presidentin Biden për përqendrimin e tij në paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shtuar në agjendën e tij Marrëveshjen e Prespës, me çka konfirmohet rëndësia e saj ndërkombëtare.

“Nga pala amerikane u konfirmua mbështetjen e saj për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve qasëse midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pasi mospërmbushja e premtimit bazuar në rezultatet e arritura kontribuon në destabilizimin e situatës në rajon. Në atë drejtim, Këshilltari Shole theksoi mbështetjen e SHBA-së për presidencën portugeze dhe përpjekjet për fillimin e procesit të pranimit”, thuhet në  njoftimin e kabinetit të Dimitrovit.

Ai gjithashtu falenderoi organizimin më të lartë të stërvitjes së fundit të NATO-s “Goditja vendimtare 21“, në poligonin ushtarak Krivollak në kushte komplekse, duke pasur parasysh pandeminë dhe shprehu kënaqësinë me aleancën midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button