Zaev në Tiranë: Plani ekonomik i BE-së për Ballkanin Perëndimor siguron rimëkëmbje ekonomike të rajonit dhe përshpejton proceset integruese

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, tha se plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal. Sipas tij, zbatimi i Planit do të stimulojë aktivitetin ekonomik, do të rris investimet në sektorin privat dhe publik, do të përforcojë konkurrencën dhe inovacionet, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe të mesme, transmeton Portalb.mk.

“Vullneti ynë është nxitja e zhvillimit të kapaciteteve me energji të ripërtërishme dhe kalim nga qymyri në burime të ripërtërishme të energjisë, rritje të efikasitetit energjetik, ulje të emetimeve të  gazeve serrë dhe përmirësimin e infrastrukturës për menaxhim me ujërat e zeza. Gjatë këtyre periudhave sfiduese, të gjitha vendet nga rajoni punojnë në vendosjen e tregut të përbashkët rajonal”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se ky është një  model i suksesshëm për motivimin e rajonit për të filluar nisma të reja rajonale të kahëzuara drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor deri në tregun e brendshëm të BE-së.

Zoran Zaev

Zaev theksoi se digjitalizimi ka një rol qendror në modernizimin e ekonomive, integrimin e mëtejshëm të ekonomisë digjitale të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital të BE-së, duke e bërë rajonin një zonë më tërheqëse të investimeve.

“Harmonizimi i ngushtë i rregulloreve të Ballkanit Perëndimor me parimet themelore që rregullojnë tregun e brendshëm të BE-së, bazuar në qasjen e katër lirive përmes marrëveshjeve për njohje reciproke, do të zhvillojë mundësitë për punësim sepse liberalizimi i tregtisë, rrjedha e kapitalit dhe lëvizshmërisë do të sjellin deri në zgjerimin e tregut. Plani ekonomik dhe investues do ta bëjë rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe do të mundësojë më shumë të hyra të investimeve”, nënvizoi Kryeministri Zaev.

Në Samit u diskutua për hapat konkrete që bashkëpunimi i vazhdueshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i japë një përfundim me anë të Planit të veprimit për një treg të përbashkët rajonal, siç është udhëtimi në rajon me letërnjoftime; lehtësimin e tregtisë së produkteve ushqimore dhe industriale përmes marrëveshjeve për njohje reciproke; Rritje e mundësive për profesionistë për punë dhe studentë për të studiuar në të gjithë rajonin; shpenzime më të ulëta për pagesa rajonale; zhvillimi i tregut digjital rajonal dhe vendkalimeve kufitare me kontrolle të përbashkëta, si dhe zgjerimi i nismës për korsi të gjelbra për të zvogëluar kohën e pritjes në kufi.

Me këtë samit kryesoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe në të morën pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varheji, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button