Në rastin i cili u zgjat më shumë se dy vjet, VMRO-DPMNE kërkoi pensionimin e një gjyqtari-porotë në “Talir”

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE Dimçe Arsovski në gjykimin e sotëm për lëndën “Talir”, ku ai është përfaqësues i të partisë së pandehur VMRO-DPMNE, kërkoi t’i ndërpritet mandati gjyqtarit porotë Mitko Sandev, sepse ai është 60 vjeç. Në të njëjtën kohë, Arsovski ka pohuar se ky gjyqtar porotë është anëtar i një partie dhe për këtë arsye duhet të përjashtohet, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

VMRO-DPMNE kërkon nga Këshilli gjyqësor të ndërpret mandatin e gjyqtarit porotë dhe ta zëvendësojë atë me gjykatës të ri porotë. Nëse Këshilli Gjyqësor sjell një vendim të tillë, gjykimi duhet të nisë nga fillimi.

Gjyqi për “Talir”, për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE dhe pastrim të parave filloi në janar të vitit 2019 dhe seancat shtyhen vazhdimisht. Të pandehur janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, si dhe dy persona të tjerë fizikë e një person juridik, partia VMRO-DPMNE.

Për këtë gjyqtar porotë, dy ditë më parë, foli edhe kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski kur tha se përmes tij mbahen të ngrira burimet e VMRO-DPMNE, në prag të zgjedhjeve lokale.

Edhe në dhjetor të vitit 2019, VMRO-DPMNE i bëri vërejtje gjyqtarit Osman Shabani se dy gjyqtarë porotë janë gati të dalin në pension. Pastaj, Shabani tha:

“Unë nuk e di sa vjeç janë anëtarët e porotës, nuk është punë e imja, por e Këshillit gjyqësor.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button